Orari i ndeshjeve të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, e diela vjen me dy derbi

Futboll

Orari i ndeshjeve të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, e diela vjen me dy derbi

Më: 2 prill 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Pas pauzës ndërkombëtare, në fundjavë do të rikthehen ndeshjet e elitës së futbollit.

Në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës do të zhvillohen ndeshje tejet interesante.

Padyshim, kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Në Suharekë, Ballkani është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen ku të dyja skuadrat kërkojnë fitore pasi janë në garë të ngushtë për titull.

Nga ana tjetër, ndeshje interesante luhet edhe në “Rexhep Rexhepi” në Drenas mes Feronikelit dhe Llapit.

Nga ana tjetër, Arbëria e pret kampionen në fuqi, Dritën, Drenica luan në shtëpi ndaj Trepçës ’89 dhe Gjilani është nikoqir i Besës së Pejës.

Ndeshjet Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita do të luhen të shtunën me fillim nga ora 15:00.

Kurse, ndeshjet derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës dhe Feronikeli – Llapi luhen të dielën poashtu nga ora 15:00.

Për të hënën është shtyrë ndeshja mes Gjilanit dhe Besës, e cila zhvillohet nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat