Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet për fazën gjysmëfinale

Futboll

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen çiftet për fazën gjysmëfinale

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:13
Shorti i Kupës, Vllaznia sfidon Laçin, Teuta pret Skënderbeun

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2020-2021. Ky short u zhvillua në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm ishin përfaqësues të klubeve dhe përfaqësues të mediave.

Ekipet e kualifikuara deri në këtë fazë janë: Laçi, Teuta, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti përcaktoi dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Vllaznia që vjen pas fitores ndaj Korabit do të presë Laçin në shtëpi. Nga ana tjetër, bregdetarët e Teutës shorti i përcaktoi përballë djemtë e Skënderbeut.

Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni, do të luhen më 14 prill, me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje.

Çiftet e fazës të Kupës së Shqipërisë:

Vllaznia-Laçi

Teuta-Skënderbeu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat