Zidane: A më pyeti Ramos nëse duhej të shkonte në kombëtare?

Futboll

Zidane: A më pyeti Ramos nëse duhej të shkonte në kombëtare?

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:25
Zidane: A më pyeti Ramos nëse duhej të shkonte në kombëtare?

Zinedine Zidane foli në konferencën për shtyp, në prag të Real Madrid-Eibar. Pyetjet drejtuar trajnerit francez përqendroheshin nëse ishte e drejtë që Ramos të merrte pjesë në grumbullimin e kombëtares, prej nga u kthye i dëmtuar.

Mbappé, presion nga kritikat – “Lidhur me këtë gjë: sa më i fortë të jesh, aq më shumë do të kritikohesh. Kjo vlen për të gjithë lojtarët. Edhe nëse ai ka pasur një reagim, gjithmonë do të ketë kritika. Kur ai të bëjë diçka të mirë, gjëra të mrekullueshme do të thuhen për të. Është kështu për të gjithë lojtarët. Ne e dimë mjaft mirë këtë gjë te Real Madridi”.

Presidenca takohet me lojtarë për të ardhmen – “Secili bën atë që dëshiron, gjërat që janë më të përshtatshme për ta. Detyra ime është të përgatitem shumë mirë me lojtarët e mi për ndeshjen e nesërme”.

Ramos dhe procesi zgjedhor te Real Madridi – “Ajo që duam është që Sergio të qëndrojë këtu. Kjo është ndjenja ime si trajner, për çfarë ka bërë këtu dhe çfarë përfaqëson. Lidhur me dëmtimin, ne jemi gjithmonë në kontakt, ekipi kombëtar dhe klubi. Për fat të keq, dëmtimi nuk mund të shmangej, si për të tjerët këtë vit. Nëse shikoni të gjitha dëmtimet që kemi pasur, janë vërtet shumë”.

Planifikimi për sezonin e ardhshëm, edhe me Haaland – “Jo, unë mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Ky është i vetmi shqetësim që kam”.

A më pyeti Ramos nëse duhej të shkonte në kombëtare – “Ju e dini se si funksionon. Ekziston një trajner që zgjedh lojtarët e tij dhe kaq. Unë nuk hyj atje. Pastaj, ju mundeni ose jo për ë qenë në kombëtare.

Kjo është e gjitha. Sergio shkoi me ekipin kombëtar dhe ndodhi çfarë ndodhi. Unë mendoj se ishte mirë që shkoi me kombëtaren. Është e vërtetë që nuk luajti me ne, por pastaj për tri ose katër ditë u ndje më mirë.

U largua drejt ekipit kombëtar dhe ky ishte një proces normal. Ai luajti pak, pas ndeshjes kishte një shqetësim.

Në fund të fundit është një dëmtim i vogël dhe shpresoj se mund të kthehet sa më shpejt me ne. Unë mendoj se ka qenë një proces normal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat