Tërboi serbët në Beograd, tani edhe Qytetar Nderi

Futboll

Tërboi serbët në Beograd, tani edhe Qytetar Nderi

Më: 2 prill 2021 Në ora: 15:40
Tërboi serbët në Beograd, tani edhe Qytetar Nderi

Më në fund, për vlerësimin si ish-futbollist i spikatur me Flamurtarin dhe në nivel kombëtar, dje, Sokol Kushta është vlerësuar nga Këshilli Bashkiak i Vlorës me titullin “Qytetar Nderi”.

Ish-futbollisti i Flamurtarit, Partizanit dhe ekipt tonë kombëtar dhe disa klubeve jashtë Shqipërisë, është nderuar për atë çka ka dhënë në sportin e këtij qyteti.

Sokol Kushta ka lindur në 17 prill 1964 dhe ai në karrierën e tij mjaft të spikatur mbahet mend në paraqitjet europiane, teksa goli i tij në Beograd ndaj Partizanit, ka kualifikuar Flamurtarin për më tej.

Gjithashtu në vitet ’80 paraqitjet e Flamurtarit ndaj Barcelonës nuk mund të mos evidentohen, me Kushtën që ka qenë pjesë e ekipit vlonjat, shkruan vipsport.

Sokol Kushta ka mbajtur edhe detyra zyrtare në klubin vlonjat, por ka drjetuar edhe skuadra si:Elbasani në elitën e futbollit shqiptar...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat