Bregu: Me Kombëtaren qoftë edhe për miqësore, besojmë te titulli

Futboll

Bregu: Me Kombëtaren qoftë edhe për miqësore, besojmë te titulli

Më: 3 prill 2021 Në ora: 19:24
Bregu: Me Kombëtaren qoftë edhe për miqësore, besojmë te titulli

Dejvi Bregu vijon të bëjë protagonistin te Teuta, pasi sot ka shënuar një tjetër gol me peshë, duke u dhënë tre pikët durrsakëve ndaj një rivali direkt për titull si Laçi, ndërsa në përfundim të ndeshjes ndau emocionet me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

Do të doje një ftesë me Kombëtaren, duke qenë se po kalon një moment mjaft të mirë?
Edhe në miqësore do të doja të isha me Kombëtaren, nuk e kam problem unë!

Sa i rëndësishëm ishte ky gol?
Duke parë rëndësinë e ndeshjes, ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për ekipin tonë. Besoj se ky ishte goli më i bukur i karrierës sime. Ia dedikoj, dy presidentëve, ekipit, tifozëve, familjes dhe babait i cili e priste prej kohësh këtë.

Duket se ua keni mbyllur gojën kritikëve me paraqitjet në javët e fundit…
Unë e kam thënë edhe hapur, që kur kam ardhur këtu kam pasur vështirësi, me mungesë ritmi. Unë e di shumë mirë se kush jam, dhe e di forcën time. Erdha në formë në një moment kur ekipit i duhem shumë.

A është rritur besimi te titulli, tani që jeni në krye?

Ne gjithmonë kemi besuar te titulli. Ia kemi ditur vlerat të gjithave. Në këtë fazë mendoj se jemi ekipi më i mirë. Ne kemi besuar nga fillimi, shpresoj të vazhdojmë kështu, pasi mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta mbyllur ne vendin e parë.

Keni një mesazh për kundërshtarët?
Nuk dua të jap një mesazh për rivalët. Mesazhin e kemi brenda grupit, të jemi të bashkuar, pasi kemi një ekip shumë të mirë.

A ishte penallti kontakti me Ignjatoviç?
Nuk ka qenë, sepse e sqarova edhe me Ignjatoviçin. Thjesht më pengoi hapin dhe nuk ishte penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat