KF Ferizaj në bojkot, pyet: Ku janë aksionarët, ku është kryetari i komunës?

Futboll

KF Ferizaj në bojkot, pyet: Ku janë aksionarët, ku është kryetari i komunës?

Nga: K.G. Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:52
KF Ferizaj në bojkot, pyet: Ku janë aksionarët, ku është kryetari i komunës?

Ferizaj ka një mori telashe!

Futbollistët e kësaj skuadre janë në bojkot dhe paralajmërojnë që mos ta zhvillojnë ndeshjen.  

“Ndeshja Ferizaj - Kika pritet te mos zhvillohet, lojtarët kanë bojkotuar ndeshjen, pas krizës që e ka kapluar klubin tonë.

Çka po ndodhë me klubin tonë, ku janë aksionarët, ku është kryetari i komunës?”, shkruan në faqen e klubit të Ferizajt.

Futbollistët nuk kanë asnjë pikë të fajit, të paktën 4-5 muaj pa paga dhe ata e kanë shtyrë ashtu si kanë mundur deri me tash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat