​Atleticos po i rrëshqet titulli nga duart, mposhtet nga Sevilla

Futboll

​Atleticos po i rrëshqet titulli nga duart, mposhtet nga Sevilla

Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:01
Diego Simeone

Asgjë nuk po i shkon për dore Atletico Madridit të drejtuar nga trajneri Diego Simeone në rrugën drejt titullit në La Liga.

“Los Colchoneros” janë mposhtur nga Sevilla me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29 të La Ligas.

Golin vendimtar të takimit dhe që ia solli tre pikë Sevilla e realizoi Acuna pas 70 minutave lojë. Por Sevilla e kishte mundësinë të shënonte gol edhe në pjesën e parë kur penalltinë e gjuajtur nga Ocampos e priti portieri Oblak.

Kjo humbje e Atletico Madridit e bënë më të zjarrtë se kurrë më parë luftën për titull në La Liga pasi Real Madridi është aty me vetëm tre pikë më pak kurse Barcelona ka katër pikë më pak por mund të ofrohet në vetëm një pikë nëse fiton nesër kundër Valladolidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat