Inter shpërblen Conten pas rezultateve pozitive, trajneri pritet të rinovojë kontratën

Futboll

Inter shpërblen Conten pas rezultateve pozitive, trajneri pritet të rinovojë kontratën

Më: 5 prill 2021 Në ora: 17:51
Antonio Conte

Trajneri Italian, Antonio Conte, pritet të rinovojë kontratën me ekipin e Interit, raporton Gazzetta.it

Paga e italianit pritet të rritet dhe të shkojë në 13.5 milionë euro në vit.

Pas paraqitjeve të mira të ekipit nga Milani duket se pronarët nuk dëshirojnë ta lëshojnë trajnerin duke i ofruar rritje të pagës.

Aktualisht skuadra e Conte-s është në pozitën e parë në Serie A me 68 pikë, 8 më pakë se rivali i tyre nga qytetit, AC Milan që gjenden në pozitën e dytë me 60 pikë dhe një lojë më shumë të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat