Presidenti shqiptar reagon për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares

Futboll

Presidenti shqiptar reagon për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares

Më: 6 prill 2021 Në ora: 11:49
Presidenti shqiptar reagon për heqjen e pasaportave diplomatike futbollistëve të Kombëtares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë, sipas të cilit futbollistëve të Kombëtares u hiqet pasaporta diplomatike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shprehet se ky është një vendim i pabesë dhe hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde, thotë Presidentit, që të pengohen të mbajnë pasaportë, lojtarët e kombëtares, të cilët e futën Shqipërinë në Europë.

“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë”, shkruan Meta.

Kreu i Shtetit shprehet i bindur se më 25 prill do të përfundojë kohë e vendimeve autoritare, sic i quan ai.

“Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese. Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat