Shosholli: Është koha që shteti të mendoj për statusin e sportistëve të Kosovës

Futboll

Shosholli: Është koha që shteti të mendoj për statusin e sportistëve të Kosovës

Nga: K.G. Më: 6 prill 2021 Në ora: 13:27
Shosholli: Është koha që shteti të mendoj për statusin e sportistëve të Kosovës

Selektori i parë i Kombëtares së Kosovës në vitin 1991, Ajet Shosholli,  trajneri i mirënjohur, kujton ndeshjen e parë të Kosovës me 5 prill të vitit 1992 dhe kërkon që edhe të rregullohet statusi i sportistëve.      

 “Pas pavarësimit të futbollit të Kosovës në vitin 1991 dhe formimin e ligës të pavarur në futboll, e cila startojë me 13 shtator 1991 me ndeshjen Prishtina-Flamurtari) që liga ta kishte kuptimin e plotë, formuam edhe kombëtaren e futbollit të Kosovës.

Dhe shumë shpejt pikërisht në datën 5 prill të vitit 1992, para plotë 29 viteve, zhvilluam edhe ndeshjen e pare si kombëtare e Kosovës me ekipin e Shkëndijës të Tetovës.

Përndryshe në Tetovë udhëtuam me 2 prill (1992) dhe për 3 ditë u akomoduam në bregun e Diellit (ish Popova Shapka) ku hasëm në një mikpritje të jashtëzakonshme prej ekipit të Shkëndijes gjatë gjithë qëndrimit tonë në Tetovë. Paraprakisht me 3 prill zhvilluam edhe një ndeshje kontrolluese me ekipin e Përparimit të Kamenjanit ku ¹rezultati ishte 4:1 në favor të Kosovës.

5 Prilli apo data e zhvillimit të ndeshjes kryesore me ekipin e Shkëndijes, ishte edhe festa e ditës së Bajramit, ku në stadiumin e qytetit u mblodhën afër 10.000 shikues, të cilët gjatë gjithë ndeshjes brohorisnin emrin e Kosovës, Kosova, Kosova, Kosova...

Rezultati nuk ishte shumë më rëndësi por megjithatë edhe këtë ndeshje e fituam me rezultat 4-0.

Edhe pse nuk preferoi shumë të them historike, megjithatë mendoj që ishte një date historike, pasi për herë të parë "si gjeneratë e sakrificës", luajtëm një ndeshje si kombëtare e R. Kosovës dhe jetësuam edhe praktikisht shtetin e Kosovës, si edhe kauzën e njohur se sporti është "ambasadori më i mirë i një vendi". 

Vlen të theksohet se gjatë gjithë qëndrimit tonë në Tetovë ishin prezent edhe të gjithë anëtarët e kryesisë së atëhershme të FFK-së në krye me kryetarin Agim Bytyçin dhe sekretarin Sejdi Mërkoja.

Ky ishte fillimi apo rrugëtimi i parë i kombëtares të Kosovës, ku pastaj pasojnë edhe ndeshjet të tjera të kombëtares, si ato në shkurtin e vitit 1993 në turneun njëjavor që e patëm në Shqipëri, ku zhvilluam ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë dhe ekipin e Albepetrolit që atë vite ishte finaliste e kupës të Shqipërisë.

Meritojnë lëvdata të gjithë pjesëmarrësit e këtyre ndeshjeve të kombëtares, si edhe të gjithë ata akter që ishin pjesëmarrës në ligën e pavarur të Kosovës, (1991-1998) apo si e quajmë edhe gjenerata e " sakrificës".

Mendoj edhe shpresojë që është koha që edhe shteti i Kosovës të mendoj për statusin e sportistëve të Kosovës, në mënyrë që edhe sportistët të kenë tretmanin e merituar për kontributin e tyre që kanë dhënë në sport dhe ne afirmimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Shosholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat