De Bruyne e vazhdon kontratën me Manchester City

Futboll

De Bruyne e vazhdon kontratën me Manchester City

Më: 7 prill 2021 Në ora: 11:59
De Bruyne e vazhdon kontratën me Manchester City

Kevin de Bruyne ka nënshkruar marrëveshje të re me liderin e Premierligës, Manchester City, e cila zgjat deri në vitin 2025.

Mesfushori belg i kishte dhe dy vjet kontratë me Manchester City në marrëveshjen e deritanishme.

De Bruyne i ka fituar dy tituj në Premierligë dhe FA Cup dhe League Cup katër herë që prej se iu bashkua City nga Wolfsburg në verën e vitit 2015.

“Nënshkrimi i kësaj kontrate ishte vendim i lehtë. Ky ekip futbolli është i përgatitur për sukses. Ndërsa mua më ofron gjithçka që kam nevojë për t’i rritur në maksimum paraqitjen e mia”, tha De Bruyne.

29-vjeçari ka qenë lojtari kyç në ekipin e Pep Guardiolës këtë sezon, në të cilin City është në garë për t’i fituar të gjithë katër titujt, një rekord i paarritur deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat