Milani dhe Roma janë dy pretendentët kryesorë për sulmuesin e Torinos

Futboll

Milani dhe Roma janë dy pretendentët kryesorë për sulmuesin e Torinos

Më: 7 prill 2021 Në ora: 12:13
Milani dhe Roma janë dy pretendentët kryesorë për sulmuesin e Torinos

Milani dhe Roma janë dy pretendentët kryesorë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

27-vjeçari, i cili është i lidhur me klubin granata deri në 30 qershor të vitit 2022 është ndër objektivët e kuqezinjve dhe verdhekuqëve për repartin e avancuar.

Gjatë merkatos së verës të dy klubet do të konkurojnë fuqishëm mes tyre për të përfituar kartonin e lojtarit.

Pikërisht përfundimi i kontratës së lojtarit me klubin granata e bën më të realizueshëm operacionin, pasi për t’ia rrëmbyer lojtarin Torinos mund të mjaftojnë 25 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat