Ronaldo dhe Dybala kreatorë të fitores së Juves kundër Napolit të Rrahmanit dhe Hysajt 

Futboll

Ronaldo dhe Dybala kreatorë të fitores së Juves kundër Napolit të Rrahmanit dhe Hysajt 

Nga: K.Goca Më: 7 prill 2021 Në ora: 20:39
Ronaldo dhe Dybala kreatorë të fitores së Juves kundër Napolit të Rrahmanit dhe Hysajt 

Juventusi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në luftë për katër vendet e para në Serie A. 

Kampioni në fuqi, si vendas e mundi me rezultat 2:1 Napolin, në takimin e mbetur të javës së tretë. 

Futbollistët Ronaldo dhe Dybala, janë kreatorë të fitores, duke shënuar në minutën e 13-të dhe të 73-tën.  Në fund të takimit, Insigne realizoi nga penalltia për Napolin.  

Shqiptarët Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj u paraqitën standardë për Napolin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 76-të. 

Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të.

Juventus zë vendin e tretë me 59 pikë dhe Napoli të pestin me 56 sosh pas 29 jave në Serie A.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat