Man. United dhe Tottenham përplasen në merkato, kërkojnë mbrojtësin danez

Futboll

Man. United dhe Tottenham përplasen në merkato, kërkojnë mbrojtësin danez

Më: 10 prill 2021 Në ora: 07:52
Joachim Andersen

Manchester United dhe Tottenham do të ndeshen këtë fundjavë në Premier League, por përballja mes dy ekipeve nuk është vetëm në fushë. Edhe në merkato drejtuesit e dy klubeve duket se po vëzhgojnë të njëjtin lojtar.

Bëhet fjalë për Joachim Andersen. Danezi firmosi dy vite më parë me Lyonin, që e mori nga Sampdoria për gati 30 milionë euro.

Aventura në Francë nuk shkoi siç duhet dhe Andersen u huazua këtë sezon te Fulham në Angli.

Eksperienca në Premier League ka shkuar shumë mirë për danezin, i cili ka tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe Tottenham. Në fund të sezonit, Andersen do të rikthehet te Lyoni që në rast se gjen një marrëveshje me United ose Tottenham do ta shesë lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat