Milani kthehet me pikë të plota nga Parma! Ibra skuqet

Futboll

Milani kthehet me pikë të plota nga Parma! Ibra skuqet

Nga: K.Goca Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:56
Milani kthehet me pikë të plota nga Parma! Ibra skuqet

Milani ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:1 kundër Parmës, në ndeshjen e vlefshme të Serie A.

Nga minuta e 60-të, Milani mbetet me një futbollist me pak në fushë, pasi që Zlatan Ibrahimoviç, përjashtohet nga loja me karton të kuq. Përjashtimi i tij i futi në presion Milanin dhe i dha më shimë krah Parmës.  

Një vendim që i ka befasuar të gjithë. Shpjegimi i vetëm mund të jetë një fjalë e tepërt e thënë nga Ibrahimoviç.

Për Milanin shënuan Rebiç në minutën e 8-të, Kessie në atë të 44-tën e Leao (90+4') dhe Gagliolo (66') për Parmën.

Pas javës së 30-të, Milani renditet me 63 pikë dhe ka një ndeshje më shumë e shtatë pikë me pak se lideri Interi dhe Parma është e 19-ta me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat