Bayerni “viktimë” e kombëtares së Gjermanisë, trajneri Flick mund të largohet në fund të sezonit

Futboll

Bayerni “viktimë” e kombëtares së Gjermanisë, trajneri Flick mund të largohet në fund të sezonit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 21:13
Hansi Flick

Bayern Munchen është “viktimë” e thashethemeve të vazhdueshme që lidhin Hansi Flick me punën e trajnerit të Gjermanisë, sipas presidentit të klubit Herbert Hainer.

DFB thuhet se e ka identifikuar 56-vjeçarin si një pasardhës të mundshëm të Joachim Low, i cili do të largohet nga roli i tij si trajner i Gjermanisë pas Kampionatit Evropian këtë verë.

Drejtuesit e Bayernit janë shfaqur vazhdimisht të zëshëm ndaj këtij operacioni, por që në rast se ekziston vullneti i trajnerit Flick kjo gjë mund të përfundohet me sukses.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas Kampionatit Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat