Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit çerekfinale në UEFA Champions League

Futboll

Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit çerekfinale në UEFA Champions League

Më: 13 prill 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Sonte zhvillohen dy super ndeshje në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Champions League.

Chelsea luan ndaj FC Portos, ndeshjen e dytë çerekfinale.

Ekipi i Thomas Tuchel futet në këtë duel me një përparësi të madhe – pasi si mysafir arriti të fitonte me rezultat 2 me 0.

Në anën tjetër, Paris Saint-Germain e pret në ‘Parkun e Princave’ kampionin e Bundesligas, Bayern Munchen.

Edhe klubi i Pochettinos ka një përparësi, pasi arriti fitore në ‘Allianz Arena’ javën e kaluar me rezultat 3-2.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat