S’pati kundërshtarë, Perezi mbetet president i Real Madridit deri më 2025

Futboll

S’pati kundërshtarë, Perezi mbetet president i Real Madridit deri më 2025

Më: 13 prill 2021 Në ora: 10:14
S’pati kundërshtarë, Perezi mbetet president i Real Madridit deri më 2025

Florentino Perez do të mbetet president i Real Madridit deri në vitin 2025, pasi të hënën në mesnatë kaloi afati për zgjedhjet e reja presidenciale në klubin madrilen.

Duke qenë se Perezi ishte kandidati i vetëm i paraqitur për këto zgjedhje, bordi i drejtorëve i Real Madridit ia vazhdoi atij mandatin edhe për katër vjet të tjera.

Ky do të jetë mandati i tij i gjashtë në postin e presidentit të gjigantit spanjoll.

Ndër synimet kryesore të tij në mandatin e ri do të jetë afrimi i Kylian Mbappes së Paris Saint-Germain.

Atij iu vazhdua mandati 10 ditë pasi i arriti 1.000 ndeshje si president i Real Madridit.

Nuk është çudi që nën udhëheqësinë e Perezit, Real Madridi i ka fituar 47 tituj (39 vetëm në dekadën 2011-2020), gjatë të cilës u veçuan pesë trofe në Ligën e Kampionëve (tre radhazi).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat