Ndodh çudia më e madhe e futbollit! Ekipi del me 7 lojtarë në fushë kundër Barcelonës

Futboll

Ndodh çudia më e madhe e futbollit! Ekipi del me 7 lojtarë në fushë kundër Barcelonës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 11:14
Ndodh çudia më e madhe e futbollit! Ekipi del me 7 lojtarë në fushë kundër Barcelonës

Ndodh çudia më e madhe e futbollit! Ekipi del me 7 lojtarë në fushë, mbyllet pas 17 minutash se dëmtohet portieri!

Në këto kohë të COVID-19 jemi duke dëgjuar çudirat nga më të mëdhatë në futboll. Në ditën e djeshme do të cilësohej si skandal i ardhur në Kolumbi teksa për herë të parë në histori kishim përballjen mes 11 lojtarëve kundër 7 futbollistëve në krahun tjetër.

Ekipi i Aguilas kishte 22 lojtarë të infektuar në ndeshjen kundër Boyaca dhe nuk u gjet gjuha e përbashkët për të shtyrë ndeshjen duke i bërë ballë kundërshtarit me formacionin 3-2-1.

Megjithatë Augilas do të mbahej mirë duke humbur vetëm në shifrat 0:3.

Por ajo që ka ndodhur në Ekuador është histori që do të mbahet mend gjatë.

Barcelona SC do të luante kundër Aucas dhe ekipi kundërshtar kishte vetëm 7 lojtarë në fushën e lojës, por për të njëjtën arsye të prekjes nga COVID.

Rezultati ishte në shifrat 2-0 deri në minutën e 17 dhe portieri i Aucas është dëmtuar, duke mos pasur mundësinë që të vazhdonte më tej. Te kjo skuadër nuk mund të flitej për zëvendësues kur në fushë ishin vetëm 7 lojtarë dhe ekipet duhej të ndalnin lojën pasi në bazë të rregullit nuk mund të luhet me 6 futbollistë, për ta mbyllur takimin automatikisht në 3-0.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat