Aguero mund të transferohet në Barcelonë, nisin kontaktet

Futboll

Aguero mund të transferohet në Barcelonë, nisin kontaktet

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:06
Sergio Aguero

Sipas mediave në Spanjë, Sergio Aguero është në negociata të avancuara për një transferim në Barcelona.

Sulmuesi është një lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester City ka skaduar, kështu që mund të bëjë çdo transferim pas korrikut.

El Chiringuito në Spanjë raporton që agjenti i Aguero është aktualisht në Barcelonë për negociata me Blaugranasit.

Aguero do të mbushë 33 vjeç në qershor dhe ka tre gola në 15 ndeshje për Manchester City këtë sezon.

Ai ka luajtur në Angli që nga viti 2011, pas largimit nga Independiente dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat