Modric thotë se Reali s’do të luajë për rezultat kundër Liverpool, vajton mungesën Vasquez

Futboll

Modric thotë se Reali s’do të luajë për rezultat kundër Liverpool, vajton mungesën Vasquez

Më: 14 prill 2021 Në ora: 00:18
Lucas Vasquez

Luka Modric mendon se Lucas Vasquez do t’i mungojë shumë Realit për pjesën e mbetur të sezonit.

Lucas dëmtoi ligamentet e gjurit në El Clasico dhe tashmë ka përfunduar sezoni për të.

Me një fjalë, ai ka qenë lojtari më në formë i Realit muajve të fundit, duke luajtur në pozicione të shumta.

Zinedine Zidane e shihte si ‘JOKER’ dhe shumicën e ndeshjeve këtë edicion, i ka luajtur si mbrojtës i djathtë, shkaku i dëmtimeve të shumta të Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola.

“Është për të ardhur keq ajo që ndodhi me Lucasin sepse ka qenë në një formë spektakolare dhe e ka ndihmuar shumë ekipin. Normale se ndikojnë dëmtimet që kemi. Shpresoj të rikuperohet sa më parë”.

Ai foli edhe për ndeshjen në Anfield.

“Do të jetë një ndeshje e hapur, Ne duhet të luajmë si takimin e parë, të sulmojmë si ekip, të mbrojemi si ekip dhe të fitojmë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat