Ja çfarë shkruante media kroate për dyshen Kujtim Shala - Davor Shuker

Futboll

Ja çfarë shkruante media kroate për dyshen Kujtim Shala - Davor Shuker

Nga: K.Goca Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:41
Vogëlushi Roman Shala, Davor Shuker dhe Kujtim Shala

Kujtim Shala dhe Davor Shuker, në fund të viteve të 80-ta dhe fillim të 90-ta, ishin tandem i pazëvendësueshëm në ekipin e madh kroat, Dinamo nga Zagrebi.

Në vitet e 90-ta (me 25 shkurt, 1990), Dinamo e mposhti me rezultat 3:0 Vardarin e  Shkupit, në kuadër të ndeshjes së ligës së parë të ish RSFJ-së.

Golat i shënuan Shala (33'), Shuker (43' e 63').

Image

Gazeta sportive kroate “Sportske Novosti” e zgjodhi Shalën lojtar të ndeshjes, duke e vlerësuar me notën 8. 

Ndeshja u luajt në “Maksimir” para 30 mijë shikuesve, ndërsa media kroate shkruante: Shukeri dhe Shala i shuan të gjitha shpresat e shkupjanëve”.   

Ndërkaq, Shala sot në profilin e tij ka shkruar: “Ishin tandem i pamposhtur".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat