Agjenti i Meritan Shabanit tregon nëse mesfushori do të zgjedh Kosovën

Futboll

Agjenti i Meritan Shabanit tregon nëse mesfushori do të zgjedh Kosovën

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:36
Agjenti i Meritan Shabanit tregon nëse mesfushori do të zgjedh Kosovën

Mesfushori nga Kosova, Meritan Shabani këtë sezon po luan për skuadrën Holandeze VVV-Velno. 

Kartoni i tij i përket Wolverhampton Wanderersit, mirëpo është i huazuar te VVV, shkruan Gazeta Olle.

Agjenti i Shabanit, është vëllau i tij Durak Shabani, i cili ka folur për të ardhmen e tij në lidhje me Përfaqësuesen e Kosovës.

“Ne nuk kemi folur me FFK për më shumë se dy vjet. Unë flas me Meritanin në baza ditore, por në mënyrë që ai të përfaqësojë Kosovën, ne duhet të shohim planet e ardhshme të Kombëtares.

Nuk mund të flasim më shumë për këtë çështje tani. Ne jemi kosovarë, ne jemi nga Kosova “, tha Durak Shabani. 

Kosovari në pesë paraqitje në Holandë gjatë këtij sezoni, nuk ka shënuar gol dhe nuk ka asistuar asnjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat