Modric – Mbappes: Lojtarët e shkëlqyeshëm janë gjithmonë të mirëpritur në Real Madrid

Futboll

Modric – Mbappes: Lojtarët e shkëlqyeshëm janë gjithmonë të mirëpritur në Real Madrid

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:48
Mbappe

Luka Modric e ka mirëpritur transferimin e Kylian Mbappe në ekipin e Real Madridit.

Transferimi i mundshëm i Mbappe tek skuadra e Real Madridit është raportuar në disa media të mëdha evropiane, kurse Modric i ka uruar mirëseardhje lojtarëve që do t’i bashkohen madrilenëve në merkaton e ardhshme.

“Ne kemi parë shumë lajme në lidhje me lojtarët që mund të vijnë dhe të tjerët që mund të largohen. Mbappe është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe tashmë e ka dëshmuar këtë në Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Francës.

Lojtarët e shkëlqyeshëm janë gjithmonë të mirëpritur, por nuk do të ishte e drejtë për mua të flas për lojtarë nga klube të tjera, veçanërisht në këtë fazë të sezonit. Ne do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, por ai është një lojtar i madh dhe ndër më të mirët në botë “, pranoi mesfushori, në një konferencë për shtyp.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat