Skuadra e Zinedine Zidanes është tërësisht e lodhur dhe me lëndime

Futboll

Skuadra e Zinedine Zidanes është tërësisht e lodhur dhe me lëndime

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:20
Skuadra e Zinedine Zidanes është tërësisht e lodhur dhe me lëndime

Dy trofe të fituara në fund të edicionit nuk shihen më si të pamundur për Real Madridin.

Pasi eliminuan Liverpoolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, “Los Blancos” kanë vetëm 11 ndeshje për të siguruar dy trofe, La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

Dhe pavarësisht që skuadra e Zinedine Zidane është tërësisht e lodhur dhe me lëndime, dy trofetë brenda 44 ditëve do i motivojë më shumë se kurrë.

Këtë muaj, “Los Blancos” do përballen me Getafe, Cadiz dhe Real Betis në Ligë, derisa do i bëjnë ‘konak’ edhe Chelseas në Ligën e Kampionëve në fund të edicionit.

Në maj, ata e presin Osasunan në “Alfredo di Stefano”, pastaj do udhëtojnë në Londër për ndeshjen kthyese ndaj “Bluve”.

Pastaj, Real Madrid do këtë disa ndeshje radhazi në shtëpi, por mjaftë të vështirë, ndaj klubeve të mëdha si Sevilla, Granada, Athletic Bilbao dhe Villarreal.

Nëse ia dalin të mposhtin Chelsean, atëherë do përballen me fituesin e ndeshjes PSG – Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat