Real Madridi po monitoron situatën e Koundes

Futboll

Real Madridi po monitoron situatën e Koundes

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:23
Jules Kounde

Krerët e klubit spanjoll ka kohë që janë duke e monitoruar mbrojtësin e Sevillas si një transferim të mundshëm gjatë verës.

Real Madridi si duket janë ende në garë për shërbimet e mbrojtësit të Sevillas Jules Kounde, i cili është njëri nga transferimet e mundshme që Zidane është duke e monitoruar, raporton “Marca”.

Forma momentale e mirë e Eder Militao ka ndryshuar planet e “Galaktikëve”, por pavarësisht kësaj 22 vjeçari Kounde mund të shihet si partner ideal në qendër të mbrojtjes, përcjell KosovaPress.

Sidoqoftë, shuma që Sevilla do ta kërkoj për Kounden do të jetë faktori kryesor nëse Reali do të vendos që ta transferojë atë gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat