Guardiola për Bellingham: Ndoshta ka gënjyer, është shumë i mirë për të qenë 17 vjeçar

Futboll

Guardiola për Bellingham: Ndoshta ka gënjyer, është shumë i mirë për të qenë 17 vjeçar

Më: 16 prill 2021 Në ora: 00:05
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka folur për talentin anglez, Jude Bellingham.

Bellingham është vetëm 17 vejçar, por kjo nuk e ndaloi të ishte lojtari kryesor i Dortmundit në dy ndeshjet ndaj Manchester Cityt.

Bellingham shënoi të dy golat në dy ndeshjet ndaj skuadrës së Guardiolës.

Pas ndeshjes, Guardiola ishte plot lëvdata për të riun, ku në mes tyre vëri në pikëpyetje edhe moshën e tij, ku sipas spanjollit ai është tepër i mirë për moshën që ka.

“Ndoshta është gënjeshtar, ai është tepër i mirë për moshën 17 vjeçare”, tha ai.

“Ai është një lojtar fantastik, e pash një rast ku nuk mori topin nga mbrojtësi dhe ai filloi të bërtasë dhe të kërkojë topin”, shtoi ai.

“Nuk mund ta besoja, me 17 vjet ta bëjë këtë, kjo është e mahnitshme”, tha Guardiola.

“Fola me menaxherin e tij, Edinin, dhe ai më tha se kjo gjë ndodhë gjithmonë në stërvitje, ai është një lojtar mahnitës”, përfundoi Pep Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat