Guardiola i gatshëm ndaj Chelsea, flet edhe për ndikimin e Tuchel në klubin e ri

Futboll

Guardiola i gatshëm ndaj Chelsea, flet edhe për ndikimin e Tuchel në klubin e ri

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:17
Pep Guardiola

Manchester City udhëton në Wembley për t’u ndeshur me Chelsea në gjysëmfinale të FA Cup

Skuadra e Thomas Tuchel, së bashku me City, u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mesjavë dhe janë të gatshme për të treguar veten edhe në garën FA CUP.

Një ditë përpara ndeshjes, menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Lojtarët që do të mungojnë

Guardiola ka njoftuar se Augero nuk është i gatshëm për këtë ndeshje dhe ndjehet i lodhur, mirëpo të gjithë lojtarët tjerë janë të disponueshëm.

Kevin De Bruyne

“Ai është duke kaluar qaste të mira. Ai ishte i jashtëzakonshëm kundër Leicester pas ndeshjeve me kombëtare dhe nuk luajti kundër Leeds, për të qenë i gatshëm ndaj Dortmund Ai është në gjendjen më të mirë fizikisht dhe mendërisht”, ka thënë Guardiola.

Ndikimi i Tuchel në Chelsea

“Unë e njoh atë që prej kohës kur drejtonte Mainz, dhe më pas u transferua te Dortmund. E kisha të vështirë të merja kontrollin e Ligës që nga fillimi. E dija që nga fillimi se ai do të bënte një punë të mirë”.

Një mentalitet i fortë i Man City

“Ne ishim gjithmonë të fortë, por jithçka mund të ndryshojë. Ekipi dhe mentaliteti është i njëjtë. Unë nuk dua të gjykoj të gjithë sezonin në një ose dy ndeshje”.

Kënaqësia e arritjes në gjysmëfinale

“Ne e dimë se sa e vështirë ishte të kualifikohesh në gjysmëfinalen të Ligës së Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse lumturia është edhe më e lartë. Ne do të donim të kishim arritur në gjysmëfinale më parë, por ne ishim atje çdo sezon dhe sezonin tjetër do të jemi atje në LK duke provuar përsëri.”, ka thënë mes tjerash Guardiola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat