Gjesti i madh nga sulmuesi i Milanit!

Futboll

Gjesti i madh nga sulmuesi i Milanit!

Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:17
Gjesti i madh nga sulmuesi i Milanit!

Aventura e tij te Milani u shënua nga dëmtimi dhe nga një periudhë më shumë jashtë se sa brenda fushe… Në fakt, shumë pak ka bërë kroati.

Mbërriti në janar me rolin si zëvendës Ibrahimovic, por me disa paraqitje të vogla, gjithçka u kthye në pikën zero pas dëmtimit në kavilje…

Qendër-sulmuesi kroat Mario Mandzukic, i cili nuk ishte kurrë në dispozicion të Pioli në mars për shkak të një dëmtimi, vendosi të heqë dorë nga pagesa mujore e marsit dhe ia komunikoi atë Milanit në orët e fundit.

“Një gjest i jashtëzakonshëm – i tha ANSA-s presidenti i Milan, Paolo Scaroni – i cili demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mario Mandzukic dhe respektin e tij për Milanin.

Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan.

Për projekte në favor të të rinjve në kushtet e brishtësia socio-ekonomike dhe arsimore, në të cilën sporti është një mjet për përfshirjen sociale “.

Rroga e muajit mars për futbollistin është diçka e ngjashme me 300 mijë euro! Praktikisht kjo nisur nga 1.8 mln eurot që iu garantuan për 6 muaj kur firmosi deri në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat