Këta janë tre lojtarët e Barcelonës që agjërojnë muajin e Ramazanit

Futboll

Këta janë tre lojtarët e Barcelonës që agjërojnë muajin e Ramazanit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:02
Këta janë tre lojtarët e Barcelonës që agjërojnë muajin e Ramazanit

Nga 13 prilli deri me 12 maj, besimtarët e fesë islame do të agjërojnë muajin e Ramazanit, raporton Insporti.

Agjërimi i Ramazanit është pjesë edhe e shumë sportistëve elitar, ku në radhët e Barcelonës janë tre lojtarë që do të abstenojnë nga ushqimi dhe pijet nga ora 6 e mengjesit deri në orën 10 të mbrëmjes.

Ousmane Dembélé, Ilaix Moriba dhe Miralem Pjanic janë lojtarët e vetëm tek Barcelona që janë duke agjëruar dhe do të jenë edhe nesër në mbrëmje kur Barcelona luan finalen e Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos.

Me një mesazh në Twitter, presidenti i ri i Barcelonës, Johan Laporta shprehu nderimet e tij për ritet fetare duke thënë se respekton dhe nderon pjestarët e komunitetit islam gjatë muajit të Ramazanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat