Gati zyrtarizimi, javët e fundit në Serie A do të zhvillohen me tifozë

Futboll

Gati zyrtarizimi, javët e fundit në Serie A do të zhvillohen me tifozë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Kanë kaluar tanimë më shumë se një vit kur tifozët po i mungojnë shkallëve të stadiumeve, shkaku i pandemisë COVID-19.

Në disa vende të Evropës po luhet me një pjesë të tifozëve, derisa Serie A vazhdon të mbetet e mbyllur.

Por në javët e fundit të kampionatit italian Serie A, pritet që të ketë tifozë në shkallët e stadiumeve, edhe pse në numër të limituar.

Mediat italiane kanë raportuar se qeveria pritet të marrë vendim që të rikthehen tifozët në zonat e verdha dhe të gjelbërta.

Kësisoj në stadiumet e hapura do të lejohen 1000 tifozë në stadium, derisa në ato të mbyllura deri në 500 tifozë.

Ky vendim edhe pse ende nuk është zyrtar, pritet të futet në fuqi nga muaji i ardhshëm, 1 maji.

Kësisoj tifozët e futbollit do të mund të shohin ndeshjet vendimtare në fund të sezonit të skuadrave të tyre të zemrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat