Juventusi dëshiron ta mbajë Moratan, por i kërkon ulje të çmimit Atleticos

Futboll

Juventusi dëshiron ta mbajë Moratan, por i kërkon ulje të çmimit Atleticos

Më: 17 prill 2021 Në ora: 00:42
Alvaro Morata

Alvaro Morata është ribashkuar me Juventusin përsëri, kur në verën e vitit 2020 erdhi si huazim nga Atletico Madrid.

Zonja e Vjetër pagoi 10 milionë euro për huazimin e lojtarit, por që ka dy opsione në fund të marrëveshjes.

Opsioni i parë është që ta vazhdojnë huazimin e lojtarit edhe për një vit tjetër ku duhet të paguajë 10 milionë euro të tjera.

Ndërkohë opsioni i dytë është që ta blejnë lojtarin përfundimisht për shifrën e 45 milionë eurove.

Megjithatë Zonja e Vjetër nuk dëshiron ta blejë përfundimisht këtë vit spanjollin, por duan ta shfrytëzojnë të drejtën për ta huazuar edhe për një vit tjetër.

Por çmimi prej 10 milionë eurove po konsiderohet si i lartë nga bardhezinjtë.

Gazzeta dello Sport ka raportuar se Juventusi ka kontaktuar Atletico Madridin dhe i ka kërkuar të ulë çmimin për huazimine  lojtarit.

Kampioni në fuqi i Italisë pretendon të ulë në shtatë milionë euro huazimin e Moratas për një tjetër edicion, me të drejtë blerje.

Gjithsesi klubi spanjoll ende nuk i ka kthyer përgjigje dhe mbetet të shihet nëse Morata do të vazhdoj qëndrimin te Juventusi ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat