​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje interesante

Futboll

​Superliga e Shqipërisë rikthehet me dy ndeshje interesante

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustruese

Sot fillon xhiro e 28 në Superligën e Shqipërisë, ku programi i sotëm përmban dy ndeshje interesante.

Tirana është mysafire e skuadrës së Kukësit, ndërsa Partizani do të zhvilloj ndeshje si vendas kundër Kastriotit.

Pas 27 ndeshjeve të zhvilluara këtë stinor, Teuta është lidere e tabelës me 49 pikë, dy më shumë se Vllaznia që është në vend të dytë, kurse Top 4 e mbyllin Partizani me 47 pikë dhe skuadra e Laçit me 45 sosh.

Në zonën e rrezikut gjenden Skënderbeu me 23 pikë, dhe vendi i fundit Apolonia Fier me 17 pikë.

Programin e ndeshjeve të xhiros së 28 në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

16:00 Kukësi (6) – KF Tirana (5) (Stadiumi Zeqir Ymeri)

16:00 Partizani (3) – Kastrioti (7) (Stadiumi Panajot Pano)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat