Skudra me histori në Austri merr goditjen e rëndë, tifozët i bëjnë përcjelljen e fundit

Futboll

Skudra me histori në Austri merr goditjen e rëndë, tifozët i bëjnë përcjelljen e fundit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:27
Skudra me histori në Austri merr goditjen e rëndë, tifozët i bëjnë përcjelljen e fundit

Austria e Vienës është duke u përballur me periudhën më të vështirë të viteve të fundit. Ekipi me histori të madhe në Austri nuk ka arritur që të sigurojë dot licencimin për sezonin e ardhshëm për shkakun e krizës financiare.

Sponsori kryesor nuk ka dhënë garancinë bankare ndërsa vetë klubi është në borxh për shkakun e zgjerimit të stadiumit me shifrat 78 milionë euro.

Ekipi nga Vjena ka kohë deri në 21 prill për të paraqitur dokumente që konfirmojnë mbajtjen e likuiditetit financiar. Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk do të lejohen që të luajnë në elitën kombëtare sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër tifozët nuk po qëndrojnë duarkryq.

Dashamirësit e klubit kanë organizuar marshimin drejt selisë së ekipit për “përcjelljen e fundit” të skuadrës së tyre të zemrës duke mbajtur një funeral dhe duke u pajisur me kryqe. Ajo që kërkohet është dorëheqja e menaxherit të ekipit, presidentit dhe drejtorit teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat