​Premier Liga angleze vjen me disa takime interesante

Futboll

​Premier Liga angleze vjen me disa takime interesante

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:01
​Premier Liga

Premier Liga angleze vazhdon sot me vetëm dy ndeshje në kuadër të javës së 32.

West Ham do të zhvilloj ndeshje si mysafir kundër Newcastle United, ndërsa Wolves pret në shtëpi skuadrën e Sheffield United, përcjell KosovaPress.

West Ham do të synoj fitoren me çdo kusht sot, fitore kjo e cila do të përforconte më shumë vendin e katërt, ku momentalisht ka arkëtuar 55 pikë, një më shumë se vendi i pestë Chelsea, dhe një më pak se vendi i tretë Leicester City.

Në anën tjetër, Newcastle është duke luftuar për mbijetesë, ku pozicionohet në vendin e 17 me 32 pikë, gjashtë sosh larg zonës së rrezikut.

Po ashtu, sot ishte e paraparë të zhvillohet edhe ndeshja mes Southampton e Crystal Palace, por ky takim është shtyrë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.

13:30 Newcastle United (17) – West Ham United (4) (Stadiumi St. James Park)

21:15 Wolverhampton (12) – Sheffield United (20) (Stadiumi Molineux)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat