Tahir Batatina ua kushton “Skifterave” dy vargje

Futboll

Tahir Batatina ua kushton “Skifterave” dy vargje

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:15
Tahir Batatina ua kushton “Skifterave” dy vargje

Sot në elitën e futbollit të Kosovës u zhvilluan edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme, shkruan Insporti.

Gjilani e priti Llapin në shtëpi, nga të cilët u mposhtën me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes trajneri I Llapit, Tahir Batatina tha se: “Llapi sot tregoi se është dashtë me kanë kampion, ky është Llapi i vërtetë, e mbajtëm gjatë tërë kohës në zonën e rreptë, “Skifterave” ua urojë nja dy vargje: “Dresin me vija, kur t’dojna vijna ju mujna te shpia”

Dy golat për klubin e Llapit i shënoi mesfushori Edon Sadriu, teksa nga minuta e 64’të Llapi luajti me një lojtarë më pak, pasi nga loja u përjashtua mbrojtësi Benjamin Emini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat