Sulmuesi i Kombëtares, gol me peshë në Kupën e Skocisë

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares, gol me peshë në Kupën e Skocisë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:47
Sulmuesi i Kombëtares, gol me peshë në Kupën e Skocisë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e klubit të tij, Aberdeen, që u kualifikua për në turin tjetër të Kupës së Skocisë të shtunën mbrëma.

Në sfidën ndaj Livingston, Kamberi arriti të shënojë një gol në minutën e 95-të, duke barazuar shifrat në 2-2 dhe teksa po luhej koha shtesë. Aksioni i golit nisi pikërisht nga këmbët e shqiptarit,i cili pas një kombinimi në zonë tregohet mjaft i zgjuar në lëvizje, duke marrë një pasim në thellësi e duke i paraprirë ndërhyrjes së portierit e duke e dërguar topin në rrjetë.

Pas shtesës skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, që do të shpallnin fitues pikërisht skuadrën e Kamberit, me këtë të fundit që u tregua i saktë edhe nga pika e bardhë duke shënuar penalltinë e dytë.

Sulmuesi kuqezi kishte hyrë në fushë në minutën e 59-të, ndërsa rezultati i 90 minutave ishte fiksuar në shifrat 1-1, por arriti menjëherë të shndërrohej në një protagonist, duke gjetur edhe golin e tij të parë me skocezët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat