Sulmohet gjyqtari kryesor në Ferizaj, intervenon edhe policia

Futboll

Sulmohet gjyqtari kryesor në Ferizaj, intervenon edhe policia

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:03
Sulmohet gjyqtari kryesor në Ferizaj, intervenon edhe policia

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin.

Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit Rama është sulmuar nga një tifoz i skuadrës vendase.

E gjithë situata ka ndodhur në një tollovi të krijuar në minutën e pestë shtesë, teksa ambullanta dhe stafi mjekësor i dy skuadrave janë futur në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë një futbollisti të Ferizajt.

Në këtë situatë, një tifoz ka kaluar rrethojat e fushës dhe është futur për ta sulmuar direkt gjyqtarin kryesor të këtij takimi, Petrit Ramën, i cili nuk e kishte ndalur lojën kur futbollisti i Ferizajt ndodhej në gjendje kritike për jetë, raporton Gazetasheshi. Pas gjithë kësaj tollovie, gjyqtari Rama e ka mbyllur ndeshjen me ‘bilbilin’ e tij, ndërkohë që tollovia ka vazhduar edhe më pas.

Është dashur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës për ta qetësuar situatën, e cila kishte agravuar në masë të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat