Ozil kundër Superligës Evropiane: Fëmijët ëndërrojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, jo Superligën

Futboll

Ozil kundër Superligës Evropiane: Fëmijët ëndërrojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve, jo Superligën

Më: 19 prill 2021 Në ora: 14:49
Mesut Ozil

Futbollisti i Fenerbahces, Mesut Ozil ka reaguar ndaj Superligës Evropiane.

Ozil në një mesazh të publikuar në rrjetin e tij social, Twitter, ka dhënë mendimet dhe ndjenjat e tij me krijimin e ligës së re.

Ozil u shpreh se me anë të kësaj lige po vdesin ëndrrat e fëmijëve, të cilët ëndërrojnë Ligën e Kampionëve dhe jo Superligën.

“Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve dhe jo ndonjë Superligë”, tha ai.

“Kënaqësia e ndeshjeve të mëdha është se ato ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, jo çdo javë. Vërtetë e vështirë për tu kuptuar për të gjithë tifozët e futbollit tani”, përfundoi Mesut Ozil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat