Lajm jo i mirë për Juventusin, Chiesa mungon ndaj Parmas

Futboll

Lajm jo i mirë për Juventusin, Chiesa mungon ndaj Parmas

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:08
Federico Chiesa

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Parmas, meqenëse ka bërë testimet dhe ka dal të këtë probleme muskulore.

Chiesa u zëvendësua gjatë pjesës së dytë në ndeshjen Atalanta – Juventus shkaku i problemeve muskulore.

“Federico Chiesa u diagnostikua me lëndime muskulore në këmbën e majtë”, shkruhet në komunikatë.

Sipas mediave italiane, Chiesa do humbas sfidën e radhës kundër Parmas.

Ish ylli i Fiorentinas, ka shënuar 13 gola dhe dhuruar 11 asistime në 41 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat