Kroos: Fatkeqësisht, nuk është në dorën tonë si lojtarë

Futboll

Kroos: Fatkeqësisht, nuk është në dorën tonë si lojtarë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:22
Kroos: Fatkeqësisht, nuk është në dorën tonë si lojtarë

Toni Kroos, në podcastin “Einfach mal Luppen” që ndan me vëllain e tij, Feliks, e refuzoi kategorikisht Superligën, megjithëse kritikoi edhe organizatat që e kundërshtojnë atë, siç kujtoi media gjermane “Sport1”.

“Fatkeqësisht, nuk është në dorën tonë si lojtarë për të vendosur. Ne jemi kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s. Nëse do të kishte një union të lojtarëve, ne nuk do të luanim një Ligë të Kombeve apo Superkupën Spanjolle në Arabinë Saudite.

Unë jam një tifoz i madh i lënies së gjërave siç janë, sepse po shkojnë mirë.

Së bashku me Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës dhe Kupat e Europës, ligat respektive kombëtare janë një produkt i nivelit të lartë. Hendeku midis klubeve të mëdha dhe të vogla po zgjerohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat