​Bielsa për Super Ligën Evropiane: Pronarët e vetëm të futbollit janë ata që kanë dashuri për klubin

Futboll

​Bielsa për Super Ligën Evropiane: Pronarët e vetëm të futbollit janë ata që kanë dashuri për klubin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:09
Marcelo Bielsa

Super Liga Evropiane nuk do të sjellë gjëra të mira për futbollin, dhe ata që janë të përfshirë në këtë gjë po rrezikojnë duke prishur marrëdhënien e fansave me sportin.

Kjo ishte pikëpamja e trajnerit të Leeds United Marcelo Bielsa, i cili u shpreh kundër formimit të këtij kompeticioni, në një konferencë për media pas ndeshjes kundër Liverpoolit, ku Leeds barazoi me pjesëmarrësin e Super Ligës me rezultat 1:1.

“Sigurisht që do ta dëmtoj futbollin. Nuk duhet të jemi të befasuar. Ekipet e forta, superfuqitë evropiane, mendojnë që vetëm ato e kanë influencën më të madhe, dhe i ndihmojnë financiarisht futbollit. Me këtë logjikë, kur ekipet e tjera nuk janë më të nevojshme për to, ata e marrin privilegjin në interesin e tyre dhe harrojnë të tjerët. Por, në këtë kohë futbolli është duke u shndërruar në diçka komerciale. Është e natyrshme që në botën e biznesit, duke e shikuar aspektin ekonomik, ata e dëshirojnë shumicën e audiencës. Futbolli i përket të gjithëve, edhe nëse ka pronarë, por pronarët e vetëm të futbollit janë ata të cilët kanë dashuri për klubin, dhe pa ta futbolli do të zhduket”, shtoi trajneri gjerman.

Po ashtu, edhe trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp tregoi që nuk është fans i këtij propozimi, ku tha që do të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate.

Kurse mesfushori i “Të Kuqve” James Milner ishte më direkt në kritikat për Super Ligën Evropiane, ku tha: “Nuk më pëlqen dhe shpresoj shumë që nuk do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat