Henderson thërret në mbledhje urgjente kapitenët

Futboll

Henderson thërret në mbledhje urgjente kapitenët

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:26
Henderson thërret në mbledhje urgjente kapitenët

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson raportohet se ka thirrur një mbledhje urgjente me kapitenët e skuadrave të Premierligës.

Gazetari i sportit në Daily Mail Mike Keegan raporton se kjo mbledhje është thirrur nga Henderson për ta diskutuar një përgjigje për Superligën Evropiane.

Kujtojmë se nga Premierliga ka më së shumti ekipe të përfshira momentalisht në këtë ligë.

Liverpool, Manchester City, Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool janë gjashtë nga 12 ekipet themeluese të kësaj lige.

Mbledhja do të jetë domethënëse pasi do të përfshijë përfaqësues nga klube që janë pjesë e Superligës Evropiane.

Siç zbuloi Sportsmail, yjet e Manchester United patën një konferencë emergjente me nënkryetarin ekzekutiv Ed Woodward të hënën, ndërsa u shprehën të pakënaqur që mësuan për planet përmes mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat