​Guardiola pa mbështetjen e drejtuesve të Cityt doli kundër Superligës

Futboll

​Guardiola pa mbështetjen e drejtuesve të Cityt doli kundër Superligës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:35
Pep Guardiola

Dy ditë pasi Manchester City njoftoi se do të ishin në mesin e 12 klubeve që krijuan Superligën, nuk ka pasur asgjë përveç heshtjes nga vendimmarrësit në “Etihad Stadium”.

Konfirmimi i vetëm zyrtar që City është gati të marrë pjesë në garën e re ishte një deklaratë e përgjithshme e botuar në faqen e internetit të klubit, e mbushur me citate nga Joel Glazer i Manchester United dhe Florentino Perez i Real Madridit.

City madje nuk e ndau postimin as përmes kanaleve të tyre në mediat sociale.

Asnjëri prej personave përgjegjës të klubit, nga kryetari Khaldoon Al Mubarak te Kryeshefi Ekzekutiv Ferran Soriano nuk kanë pasur guximin të paraqiten për t'u shpjeguar tifozëve të zemëruar arsyet e vendimit.

Kështu që, Guardiola u la i vetëm të përballej me mediat në konferencën për shtyp të së martës para ndeshjes për takimin e Premierligës kundër Aston Villan.

Kjo nuk duhet të ishte një befasi. Guardiola duhej të mbronte klubin kur ata u dëbuan gabimisht nga Liga e Kampionëve, dhe të trajtojë çështjen përsëri kur ata u ri-pranuan pas një apeli të suksesshëm të Gjykatës së Arbitrazhit (CAS).

Ndryshimi i vetëm këtë herë ishte se shefi i Cityt kishte pyetje të tijat, pasi ishte kapur në befasi nga lajmet e Superligës.

Kur u pyet nga gazetarët se kur ishte informuar për vendimin nga punëdhënësit e tij, Guardiola u përgjigj:

"Disa orë para se të lëshohej deklarata. Ata më thanë se do të lëshonin një deklaratë dhe deklarata u lëshua Por askush nuk po flet qartë se çfarë Superlige do të bëhet ose krijohet, kështu që ne jemi akoma në këtë pozitë të pasigurisë.", kishtë thënë Guardiola të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat