Mustafi dhe Schalke 04 edhe zyrtarisht bien nga Bundesliga I

Futboll

Mustafi dhe Schalke 04 edhe zyrtarisht bien nga Bundesliga I

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:28
Mustafi dhe Schalke 04 edhe zyrtarisht bien nga Bundesliga I

Schalke 04 ka pasur edicionin më të keq në historinë e tyre. 

Ata edhe zyrtarisht humbin shpresat për mbetje në Bundesliga I. 

Arminia Bielefeld ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Schalke 04, në takimin e javës së 30-të. 

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, u paraqit titullar dhe nuk ia dolën të paktën të fitojnë një pikë nga  ky udhëtim. 

Autor i golit është Klos në minutën 50-të.

I njëjti futbollist, në minutën e 80-të dështon nga penalltia. Arminia është në vend të 14-të me 30 pikë dhe Schalke 04 në fund me 13 sosh. Schalke ka luajtur rregullisht në Bundesligë që nga promovimi në vitin 1991.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat