Presidenti i Villarrealit me deklaratë të fortë deri në ofendime kundër Perezit

Futboll

Presidenti i Villarrealit me deklaratë të fortë deri në ofendime kundër Perezit

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:06
Presidenti i Villarrealit me deklaratë të fortë deri në ofendime kundër Perezit

Perez së bashku me presidentin e Juventusit, Agnelli dhe 10 drejtues të klubeve të mëdha evropiane kishin nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Superligës së Evropës, megjithatë ky kompeticion nuk u jetësua, pasi klubet njëra pas tjetrës kanë dhënë dorëheqje, shkruan Insporti.

Pas gjithë kësaj rrëmuje, klubet dhe futbollistët kanë marrë zemër të flasin publikisht rreth kësaj Superlige, duke dhënë deklarata kështu edhe kundër Perez, i cili ishte njeriu kryesor që ishte pro jetësimit të këtij kompeticioni.

Së fundi, Presidenti i Villarrealit, Fernando Roig ka dhënë një deklaratë të fortë për Florentino Perez, duke e quajtur atë si egoist.

“Florentino Perez është një njeri egoist, egoist, egoist. Ai mendon vetëm për Real Madridin. Ne, në Villarreal, nuk kemi nevojë që ai të na shpëtojë” – tha presideneti i Villarrealit

Dje, gjashtë klubet angleze (Chelsea, Tottenham, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool) se bashku me Interin u larguan shkaku i presionit të madh.

Kjo nënkupton se tani kanë mbetur vetëm pesë klube pjesë e këtij projekti, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Milan dhe Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat