Kale: Njerëzit që luajnë për Kombëtaren, duhet të luajnë me zemër

Futboll

Kale: Njerëzit që luajnë për Kombëtaren, duhet të luajnë me zemër

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:44
Kale: Njerëzit që luajnë për Kombëtaren, duhet të luajnë me zemër

Elton Kale është një nga lojtarët më cilësorë në organikën e Tiranës, ndërsa në një komunikim të drejtpërdrejtë me tifozët bardheblu, iu është përgjigjur disa pyetjeve të tyre. Braziliani ka theksuar se Tirana është ekipi më i madh në kryeqytet, ndërsa u shpreh se nuk do të luante për kombëtaren e Shqipërisë edhe sikur të kishte pasaportën, shkruan vipsport.

“Shqipëria më pëlqen, nuk ndryshon shumë me Brazilian. Njerëzit këtu janë miqësore, të afrueshëm. Sigurisht edhe Tirana më pëlqen, por  trafiku është shumë i rënduar”.

“Partizani nuk më ka bërë asnjëherë ofertë. A do shkoja tek ata? Kurrë mos thuaj kurrë, por jam i fokusuar te Tirana. Nuk i dihet kurrë, gjithçka varet nga shefi”.

“Tirana është ekipi më i madh në kryeqytet. Ndihem si në shtëpi. Për mua është shumë mirë këtu”.

“Me gjithë respektin për Shqipërinë, nuk do luaja edhe ta kisha pasaportën. Njerëzit që luajnë për Kombëtaren, duhet të luajnë me zemër”.

“Tre lojtarët më të mirë të Tirana do të thosha që janë Torassa dhe Batha, por nuk lë jashtë as Cobbinah që ka ikur. Titulli? Kur matematika do thotë që nuk kemi asnjë shans për titullin, atëherë mund të themi që nuk mund ta fitojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat