Dybala: Unë dhe Cristiano po sfidojmë njëri-tjetrin për të arritur 100 gola me Juventusin

Futboll

Dybala: Unë dhe Cristiano po sfidojmë njëri-tjetrin për të arritur 100 gola me Juventusin

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:25
Dybala: Unë dhe Cristiano po sfidojmë njëri-tjetrin për të arritur 100 gola me Juventusin

Në fillim të sezonit Juventus ishte favoriti kryesor për të fituar titullin, por gjatë rrugës gjërat ndryshuan dhe duket se Interi do triumfojë, pasi është shkëputur nga kundërshtarët.

Këtë fakt e pranon edhe një juventin. Paulo Dybala në një intervistë për mediet italiane pranon se titulli do i shkojë Interit dhe shprehet se bardhezinjtë duhet të mësojnë nga gabimet.

“Fituam Superkupën ndaj Napolit dhe luajmë finalen e Kupës së Italisë me Atalantan, por titulli kampion do të përfundojë te Interi, çka përbën një vit ndryshe për Juventusin.

Ne ndryshuam shumë gjëra në këtë sezon, shpresojmë të bëjmë mirë në vitin e ardhshëm dhe të mësojmë nga gabimet e sivjetshme.

Unë dhe Cristiano po sfidojmë njëri-tjetrin për të arritur 100 gola me Juventusin. Mua më mungon një, atij i duhen edhe tre. Ai dëshiron vetëm të fitojë, madje edhe në stërvitje dhe nëse humbet “çmendet” për disa minuta.

Messi? Flitej se mund të vinte te Juventus, por e dija se është shumë e vështirë. Ai dhe Ronaldo janë dy lojtarë të ndryshëm, nuk di të zgjedh mes tyre”, shprehet sulmuesi argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat