Perez: Jam i shqetësuar, ata do të kenë një avantazh të madh…

Futboll

Perez: Jam i shqetësuar, ata do të kenë një avantazh të madh…

Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:27
Florentino Perez

Në një intervistë të dhënë për AS, Florentino Perez ka folur për fair play financiar dhe konkurrencën e pandershme të disa klubeve, veçanërisht pas deklaratave të fundit të bëra nga Ceferin pak ditë më parë:

“Duhet një fair play financiar rigoroz, që të bëjë të mundur një rivalitet të barabartë dhe jo që të favorizojë klubet që kontrollohen nga një shtet. Real Madrid, për shembull, ka vetëm tre burime të ardhurash: biletat, televizione dhe sponsorë”, ka thënë presidenti i Real Madrid.

“Tani jam akoma më i shqetësuar, sepse presidenti i UEFA_s ka thënë ‘Duhet të mbrojmë personat që mbështesin financiarisht klubet e tyre me pasion dhe dashuri’. A mund të ma shpjegojë dikush se si Real, që është një klub me ortakë, mund të rivalizojë një klub-shtet”, ka vazhduar Perez.

“Nëse disa klubeve u lejohet të injektojnë para pa limit, do të jetë e vështirë të garojmë si të barabartë. Për këtë arsye është e nevojshme transparenca, duam të dimë se nga vijnë të ardhurat e klubeve. Lojtarët mund të shkojnë te skuadrat me të ardhura të pa limituara, përtej tre burimeve të të ardhurave për të cilat fola më sipër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat