Milan u mposhtë sot nga Lazio me rezultat të thellë 3-0.
Pas kësaj humje skuadra e Piolit, rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i Milanit, Pioli, i cili ka thënë se priste më shumë nga ekipi i tij.
“Unë prisja më shumë nga ekipi im, kur rezultati u bë 2-0 gjithçka ndryshoi. Unë nuk e di se si gjyqtari nuk e referoi faulin në Calhanoglu, ishte e qartë se Leiva ndërhyri në Calhanoglu dhe jo në top”, tha trajneri i Milanit.
Milani zbret në pozitën e 5’të në tabelë me 66 pikë, aq sa kanë edhe Napoli dhe Juventusi që ndodhen në pozitat 3 respektivisht 4.